Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në buxhetin e shtetit llogariten me një rritje prej 2 miliardë lekësh gjatë periudhës janar-shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Në total të ardhurat nga TVSH llogariten 30.5 miliardë lekë për 2-mujorin e këtij viti. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se këto të ardhura u rritën jo vetëm nga rritja e çmimeve por edhe nga rritja ekonomike dhe miradministrimi fiskal. Referuar të dhënave të publikuara nga MFE, tvsh e arkëtuar llogaritet 32.9 miliardë lekë, ndërsa tvsh e trimbursuar 2.4 miliardë lekë. rtsh
Të ardhurat nga TVSH, rritje me 2 miliardë lekë
RELATED ARTICLES