Deri në orët e mesditës parashikohet që kushtet e motit të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë shira të pakta në zonat Jugperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në Kosovë duke gjeneruara reshje shiu. Pritet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu.Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e MV, duke bërë që paraditja të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të pakët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të zhvilloj gradualisht vranësirat duke bërë që i gjithë vendi të jetë në dominimin e reshjeve të shiut.Rajoni i Ballkanit, Italia dhe zonae e Alpeve të Europës do të jenë nën dominimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit pritet të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Veri dhe Lindje të kontinentit. Gjthashtu me mot të qëndrueshëm PARAQITET Europa Qëndrore në pjesën më të madhe dhe Jugperëndimi i kontinentit.
Rajoni,Europa Moti-E Hënë,17 Prill 2023
RELATED ARTICLES