Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky kërkon garanci,përpara anëtarësimit në NATO

Zelensky kërkon garanci,përpara anëtarësimit në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar garanci për sigurinë e Ukrainës, përpara samitit të NATO-s në Lituani, në korrik. “Garancitë efektive të sigurisë për Ukrainën (…) nevojiten edhe para se të bashkohemi me aleancën”, tha Zelensky dje në mbrëmje. Ai zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron lidhur me këtë çështje. Zelensky kërkon përshpejtim të procesit të pranimit në aleancën ushtarake perëndimore. Një parakusht për anëtarësimin në NATO, është që vendi kandidat nuk duhet të përfshihet në konflikte ndërkombëtare dhe mosmarrëveshje për kufijtë. Ukraina u pushtua nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar. Arsyeja kryesore e Moskës për pushtimin e Ukrainës ishte largimi i Kievit nga sfera e saj drejt Perëndimit dhe ndoshta drejt bashkimit me NATO-n. Zelensky gjithashtu, përkujtoi viktimat e sulmit rus në qytetin lindor, Sloviansk. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 11 civilë u vranë që nga mbrëmja e së shtunës duke përfshirë një fëmijë dy-vjeçar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments