Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKritika për deklaratat e Macronit për SHBA

Kritika për deklaratat e Macronit për SHBA

Polemikat pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, sipas të cilit Franca është një aleate, por jo një shërbëtore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë qetësuar, kryesisht në lidhje me politikën e Uashingtonit për krizën midis Kinës dhe Tajvanit. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e quajti deklaratën e Emmanuel Macron “të dëshpëruar”. “Kjo deklaratë nuk më pëlqeu shumë, por mendoj se Elysee tashmë e ka korrigjuar atë në një farë mënyre. Ne, kurrë nuk kemi rrezikuar të bëhemi apo të jemi shërbyes të SHBA-së”, tha Pistorius gjatë një vizite në Mali. Nga ana e saj, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila sot ndodhet në një vizitë në Kinë, tha se Evropa ka një qasje të përbashkët për çështjen e Tajvanit. “Kreu i Elysee, konfirmoi sërish dje se politika franceze ndaj Kinës pasqyron atë evropiane, pasi në çështjet qendrore që kanë të bëjnë me interesat dhe vlerat tona, jo vetëm që jemi në lidhje të ngushta, por kemi edhe qasje të përbashkëta strategjike”, kujtoi Baerbock. Gjatë vizitës së tij në Uashington, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se liderët evropianë kishin bërë një gabim potencialisht historik në përpjekjen për të forcuar lidhjet me Kinën. “Udhëheqësit evropianë dëshmojnë se janë dritëshkurtër nëse i drejtohen Kinës për të shitur më shumë produkte të BE-së atje, me një kosto të madhe gjeopolitike, duke u bërë kështu të varur nga Pekini”, tha Morawiecki. Akoma më i ashpër ishte presidenti i EPP-së, gjermani Mafred Weber, sipas të cilit deklaratat e Macron kanë përçarë Perëndimin dhe kanë forcuar konkurrentët autokratë. “Ne kemi kërkuar një seancë plenare për marrëdhëniet e Evropës me Kinën, javën e ardhshme ku do të vlerësojme dëmin dhe gjejmë një rrugë më konstruktive përpara”, tha Weber.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments