Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 14 Prill 2023

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 14 Prill 2023

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, KU pritet që vranësirat të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje shiu. Reshjet më të shumta do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në Kosovë, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.Një sistem i dendur vranësirash do të përfshij të gjithë territorin e MV në pothuajse gjithë ditën. Vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites në zonat Veriperëndimore. POR  në pjesën e dytë të ditës do të ketë dobësim të sistemit të vranësirave dhe reshjeve, Ku pritet të ketë dhe kthjellime të pakta kryesishtë gjatë mbrëmjes.Skandinavia do të MBETET nën ndikimin e motit të vranët dhe reshjeve të dëborës. Gjithashtu si pasojë e zhvillimit të ciklonit të Islandës parashikohet që Britania e Madhe, Europa Qëndrore dhe pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, KU herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Jugore dhe Lindja e kontinentit do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments