Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIYield-i i obligacioneve 10-vjeçare ulet në 6.6%

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare ulet në 6.6%

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare pësoi rënie të fortë në ankandin e kësaj jave. Të martën u zhvillua rihapja e ankandit të obligacioneve 10-vjeçare të emetuara në muajin janar të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve zbriti në 6.6 %, nga 7.6 % që kishte qenë në ankandin e muajit janar. Interesi i investitorëve ishte përsëri i lartë dhe shuma e kërkesave në ankand arriti në 7.1 miliardë lekë, nga 3 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga MFE. Edhe në këtë rast, MFE vendosi ta rrisë shumën e pranuar me maksimumin e lejuar prej 15 %, duke e çuar atë në 3.45 miliardë lekë. Likuiditeti i lartë në sektorin financiar po luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në uljen e yield-eve, duke rritur konkurrencën mes investitorëve për bonot dhe obligacionet qeveritare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments