Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIVlerësim i riskut nga fatkeqësitë natyrore në 6 bashkitë e prefekturës Fier

Vlerësim i riskut nga fatkeqësitë natyrore në 6 bashkitë e prefekturës Fier

Dokumentet paraprake të vlerësimit të riskut për 6 bashkitë e prefekturës Fier, kanë nisur të konsultohen me komunitetet dhe grupet e interesit përkatëse. Konsultimi i parë publik ka nisur në bashkinë e Roskovecit për të vijuar gjatë javës në bashkitë e tjera. Këto dokumente, të cilat po hartohen nga ekspertët e projektit të UNDP-së, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë dokumente bazë, të cilat i paraprijnë hartimit të dokumenteve strategjike për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe për përballimin e pasojave ashtu edhe për marrjen e masave konkrete të vazhdueshme nga të gjithë aktorët vendorë të përfshirë në proces. Pjesëmarrja e komunitetit dhe grupeve të interesit në këtë proces është shumë i rëndësishëm, për të garantuar që kërkesat dhe nevojat specifike të këtyre komuniteteve do të merren në konsideratë. Procesi i vlerësimit të riskut në nivel vendor në 6 bashkitë e prefekturës Fier bëhet në harmoni me dokumentin kombëtar të Vlerësimit të Riskut, në kuadër të projektit të UNDP-së, i cili financohet nga Ambasada suedeze në Tiranë dhe qeveria portugeze. Ky projekt po mbështet qeverinë shqiptare në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për menaxhimin dhe zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, si dhe në forcimin e të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile në vend përmes bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments