Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAmbasadorët amerikanë në Ballkan do mblidhen në Tiranë

Ambasadorët amerikanë në Ballkan do mblidhen në Tiranë

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të akredituar në vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbajnë një takim në Tiranë me të dërguarin e posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global, James Rubin. Departamenti Amerikan i Shtetit bën të ditur në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare se ky takim do të mbahet në kuadër të turit 4-ditor që Rubin do të zhvillojë në tre shtete të rajonit. Zyrtari i lartë amerikan do të udhëtojë nga data 10 deri më 14 prill në Podgoricë, Shkup dhe Tiranë. Sipas këtij njoftimi, James Rubin “do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”. I dërguari i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global ka nisur të hënën turin në Malin e Zi, ku sipas medieve, ka pasur në qendër të vëmendjes luftën kundër dezinformacioneve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ