Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia me probleme u rrit në 5.16% në shkurt

Kredia me probleme u rrit në 5.16% në shkurt

Raporti i kredive me probleme shënoi rritje të lehtë në muajin shkurt. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë ky tregues ka arritur në 5.16%, nga 5.1% që kishte qenë në muajin janar. Raporti i kredive me probleme mbetet sidoqoftë në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur qëndronte në nivelin 5.39%. Në projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, një zhvillim i tillë për vitin 2023 është i pritshëm. Inflacioni i lartë gjatë vitit të kaluar ka ndikuar negativisht aftësinë paguese të huamarrësve. “Deri në këtë moment, ky efekt vlerësohet të ketë qenë më i ndjeshëm tek familjet dhe bizneset e vegjël, ndërsa ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha në përgjithësi kanë arritur të përcjellin rritjen e kostove në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre”, bëri të ditur BSH-ja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments