Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e rëndë të dhunës së fundmi në Izrael, territoret e pushtuara palestineze dhe Liban, transmeton Anadolu. “Natën e kaluar përsëri, sulme terroriste vdekjeprurëse kanë ndodhur në Tel Aviv, një prej tyre duke lënë të vrarë një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj total për këto akte dhune”, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell. “Kjo duhet të pushojë”, apeloi ai. Rritja e dhunës pasoi ditë tensionesh dhe përleshjesh në vendet e shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa, siç vuri në dukje Borrell. “BE-ja dënon incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në vendet e shenjta dhe kujton se status quo-ja e të gjitha vendeve të shenjta duhet të ruhet”, tha Borrell. Ai dënoi gjithashtu sulmet “joselektive” me raketa ndaj Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit, që vranë dy izraelitë dhe lanë një të plagosur rëndë. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale”, shtoi ai. Borrell tha se BE-ja u kërkon të gjitha palëve të “ushtrojnë përmbajtje maksimale, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të promovuar qetësinë për festat fetare në vazhdim”. Policia izraelite tha të mërkurën se arrestoi 350 palestinezë nga kompleksi i Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, ndërsa dëshmitarët thanë se ata përdorën forcë të tepruar, duke përfshirë gaz lotsjellës. Një ditë më pas, ushtria izraelite tha se të paktën 30 raketa u hodhën nga Libani Jugor drejt Izraelit. Izraeli e konsideroi Hamasin përgjegjës për sulmet me raketa, duke thënë se ato u kryen nga pjesëtarë të Hamasit të vendosur në Liban. Më vonë, Izraeli njoftoi fillimin e një sulmi në Gaza në mbrëmje, ndërsa raketa po ashtu u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit. Është raportuar se një person u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur dhe një incident me shtypje me makinë në Tel Aviv të premten mbrëma. Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967 dhe më vonë aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980 – një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
BE: Të shqetësuar për dhunën në Izrael, Territoret Palestineze dhe Liban
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on