Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPapa Françesku:Paqe mbi Ukrainë dhe dritë mbi Rusinë

Papa Françesku:Paqe mbi Ukrainë dhe dritë mbi Rusinë

Le të vijë paqja në Ukrainë dhe le të ketë dritë mbi Rusinë, tha sot papa Françesku në fjalimin e tij “Urbi et Orbi“ me rastin e Pashkëve. “Ndihmoni popullin e dashur ukrainas në rrugën drejt paqes dhe hidhni dritën e Pashkëve mbi popullin rus”, u lut papa. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë për t’i dhënë fund luftës”, theksoi ai. “Ngushëlloni të plagosurit dhe ata që kanë humbur të dashurit në luftë dhe lërini të burgosurit të kthehen të sigurt në familjet e tyre. Hap zemrat e gjithë komunitetit ndërkombëtar për të punuar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve që po përgjakin botën. Në këtë ditë ne të besojmë ty, o Zot, qytetin e Jeruzalemit, dëshmitarin e parë të ringjalljes suaj”, vijoi papa. “Shpreh shqetësim të thellë për sulmet e ditëve të fundit, të cilat kërcënojnë klimën e shpresuar të besimit dhe respektit të ndërsjellë, të nevojshme për të rifilluar dialogun mes izraelitëve dhe palestinezëve, në mënyrë që paqja të mbretërojë në Qytetin e Shenjtë dhe në të gjithë rajonin”, shtoi ai. “Ngushëlloni refugjatët, të dëbuarit, të burgosurit politikë dhe emigrantët, veçanërisht më të rrezikuarit, si dhe të gjithë ata që vuajnë nga uria, varfëria dhe efektet e dëmshme të trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore dhe të gjitha formave të skllavërisë”, ishte lutja tjetër e papës në ditën e Pashkëve. Të paktën 100 000 persona ishin në zonën e sheshit të Shën Pjetrit për bekimin “Urbi et Orbi” të papa Françeskut, raportojnë burimet e Vatikanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments