Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga aktivitetet e fasonerisë shënuan nivel të lartë vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhura neto nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën në 625 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me vitin 2021, të ardhurat nga ky sektor i ekonomisë janë rritur me pothuajse 25%. Fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e llogarisë korrente të vendit, pas turizmit dhe remitancave. Rritja e çmimeve gjatë vitit të kaluar vlerësohet se ka pasur një ndikim të konsiderueshëm edhe në rritjen e eksportit të shërbimeve të fasonerisë. Fasoneria në Shqipëri është një sektor drejt konsolidimit i përqendruar në sektorin e veshjeve dhe këpucëve, ku prej dekadash furnizohen prodhuesit e mëdhenj të vendeve të tjera të huaja. atsh
BSH: Të ardhurat nga fasoneria u rritën në 625 milionë euro
RELATED ARTICLES