Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIStrategjia e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 2023-2027

Strategjia e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 2023-2027

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi strategjinë për periudhën 2023-2027. Ky dokument paraqet vizionin e Autoritetit për zhvillime të qëndrueshme dhe të sigurta në tregjet nën mbikëqyrje. Strategjia 2023-2027 përcakton disa prioritete të rëndësishme për zhvillim, për periudhën afatmesme dhe është strukturuar sipas drejtimeve të mëposhtme: forcimi i stabilitetit financiar, rritja e efektivitetit të mbikëqyrjes dhe integritetit të tregjeve; përafrimi i legjislacionit me standardet evropiane, zhvillimi dhe modernizimi i tregjeve; mbrojtja e interesave të konsumatorit dhe investitorit; zhvillimi i financimit të gjelbër dhe harmonizimi me praktikat evropiane; digjitalizimi dhe përmirësimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit. Autoriteti synon promovimin dhe nxitjen e standardeve të larta për mbrojtjen e konsumatorëve dhe integritetin e të licencuarve, garantimin e stabilitetit të tregut financiar jobankar, si dhe përmirësimin e shkallës së profesionalizmit, nëpërmjet forcimit të vazhdueshëm të rregullimit dhe mbikëqyrjes të tregjeve. Vizioni i Autoritetit është të kontribuojë drejt përafrimit legjislativ dhe rregullator me Bashkimin Evropian, për forcimin e standardeve të tregjeve nën mbikëqyrje, si dhe të lehtësojë ndërlidhjen e tregjeve vendase me ato ndërkombëtare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ