Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE-ja reagon ndaj urdhërit të talebanëve ndaj punësimit të grave në OKB

BE-ja reagon ndaj urdhërit të talebanëve ndaj punësimit të grave në OKB

Bashkimi Evropian e konsideroi urdhërin e regjimit militant islamik taleban, në Afganistan për të ndaluar gratë të punojnë për Kombet e Bashkuara, një tronditje të madhe. “BE-ja, së bashku me OKB-në u bëjnë thirrje talebanëve që t’i kthejnë menjëherë këto urdhëra”, tha sot kryediplomati i bllokut Josep Borrell, duke folur në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së. “Ndalimi i punësimit të grave pengon ndihmën humanitare për segmente të mëdha të popullsisë”, tha Borrell. Në dhjetor, talebanët urdhëruan të gjitha organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare (OJQ) të pezullonin punësimin e grave, deri në një njoftim të dytë. Njoftimi provokoi zemërim nga vendet perëndimore dhe institucionet ndërkombëtare, të cilat paralajmëruan se do të ndërprisnin misionet e tyre humanitare në vendin e goditur nga kriza, nëse dekreti nuk revokohej. Disa ditë pas njoftimit, talebanët thanë se urdhëri nuk përfshinte punonjëset e OKB-së, personelin ndërkombëtar dhe personelin e shëndetit dhe të ushqyerit. Që nga kthimi në pushtet në gusht 2021, pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare, talebanët kanë zbatuar me forcë një sërë rregullash diskriminuese ndaj grave dhe vajzave në vend. Sipas shifrave të OKB-së, mbijetesa e më shumë se 28 milionë banorëve në Afganistan varet nga ndihma humanitare. Popullsia e përgjithshme në vend është rreth 37 milione banorë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments