Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina kufizon eksportin e grurit në Poloni

Ukraina kufizon eksportin e grurit në Poloni

Kievi ka propozuar një mënyrë për të zgjidhur problemin e akumulimit të eksporteve të grurit ukrainas në tregun polak, që ka shkaktuar shqetësim tek fermerët pas rënies së çmimeve. “Kievi ka bërë një propozim për të kufizuar ndjeshëm eksportin e grurit ukrainas, në Poloni për një periudhë të caktuar kohore dhe madje ta ndalojë atë plotësisht për momentin”, tha ministri i ri polak i Bujqësisë, Robert Telus pas takimit me homologun e tij ukrainas, Mykola Solskyi në qytetin kufitar të Dorohuskut. “Solskyi tha se Kievi do të ndalojë eksportin e grurit, misrit, dhe farave të lulediellit deri në fillimin e sezonit të ri të korrjes”, shkroi Telus në Twitter. Deklarata e tij erdhi pasi kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thanë të mërkurën se se shpejti pritej një zgjidhje. Eksportet e grurit të Ukrainës, të kufizuara për shkak të luftës së Rusisë, aktualisht po arrijnë në tregjet jashtë vendit nëpërmjet Detit të Zi, lumit Danub dhe përmes Polonisë me rrugë tokësore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments