Saturday, April 19, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAFrancezët konsumojnë më pak verë

Francezët konsumojnë më pak verë

Konsumi i verës në Francë shënoi një rënie të lehtë, vitin e kaluar mes rritjes së çmimeve. “Megjithatë, francezët ishin të gatshëm të shpenzonin pak më shumë për blerjet e verës”, sipas kompanisë së kërkimeve të tregut “Nielsen IQ”. Bazuar në blerjet e produktit të verës me pakicë, mesatarisht, një familje franceze ka pirë 29 litra verë në vitin 2022. Kjo është pak më e ulët se 30 litra e konsumuar në 2021 dhe 32 litra në 2020. “Për familje, qytetarët francezë shpenzuan 1,6% më shumë për blerjet e verës në vitin 2022, shpenzime që u rritën në 131 € (142 dollarë), në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet në raport. “Vera e ka ende vendin e saj në tryezën franceze. Megjithatë, si të gjitha produktet e tjera të konsumit masiv, ajo është prekur nga efektet e inflacionit. Francezët po konsumojnë më pak verë, pavarësisht nga ngjyra e verës”, tha analisti i “Nielsen IQ”, Nicolas Léger. “Rreth 75% e familjeve franceze blenë verë me pakicë vitin e kaluar, duke ruajtur një nivel i qëndrueshëm që nga viti 2019”, tha ai. Sipas të dhënave, konsumi i verës rritet në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e moshës, ku personat mbi 65 vjeç konsumojnë rreth katër herë më shumë se ata nën 35 vjeç. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ