Europa Jugperëndimore dhe pjesërisht Juglindja e kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu. Gjithashtu në dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut ndodhet prej disa ditësh Britania e Madhe. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të PARAQITEN me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore. POR pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë me mot të qëndrueshëm.