Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Gërvalla: Fuqizimi i grave në ekonomi mbetet sfidë

​Gërvalla: Fuqizimi i grave në ekonomi mbetet sfidë

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se ende ka sfida për fuqizimin grave në ekonomi, por që sipas saj të gjithë mekanizmat vendor duhet të fokusohen më shumë në ofrimin e mjedisit të duhur ekonomik për gratë dhe vajzat. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla, në hapjen e konferencës “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor, tha se në Kosovë gratë historikisht janë ballafaquar me pengesa të mëdha jo vetëm në pjesëmarrjen në ekonomi, por edhe me diskriminim. Ajo theksoi se shoqëria civile dhe Qeveria e kanë pranuar rëndësinë e grave në fuqizimin ekonomik dhe kanë ndërmarrë hapa për të adresuar këto sfida. “Në Kosovë gratë historikisht janë ballafaquar me pengesa të mëdha jo vetëm në pjesëmarrjen në ekonomi, por duke përfshirë diskriminimin, qasjen e limituar në arsim dhe trajnim, normat kulturore që i kufizojnë në lëvizshmërinë e tyre, po ashtu edhe duke prekur edhe pronat. Sidoqoftë shoqëria civile dhe Qeveria e kanë pranuar rëndësinë e grave në fuqizimi e tyre ekonomik dhe kanë ndërmarrë hapa për të adresuar këto sfida. Si Qeveri kemi aprovuar gjatë viteve 2021-2022 bursa për gratë që kanë dashur me studiuar në profesione të ndryshme dhe shumë vajza të reja kanë shfrytëzuar këtë mundësi”, theksoi ajo. Gërvalla theksoi është e nevojshme të krijohet një mjedis për gratë në pjesëmarrjen e tyre në lidership dhe në ekonomi. “Me gjithë këto përpjekje ka sfida ende në fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë, duke përfshirë qasjen e limituar në financa dhe kujdesin për çështjen e pagesave. Pra, duhet të krijohet një mjedis s për gratë për pjesëmarrjen e tyre në lidership dhe në ekonomi”, tha ajo. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments