Aleksander Ceferin është rizgjedhur si president i UEFA-s për një mandat katërvjeçar, pas lavdërimeve që mori për punën e tij në kongresin e organit të futbollit evropian. Ceferin i Sllovenisë ka kryesuar UEFA-n që nga viti 2016 në vazhdimësi të Michel Platinit. Ashtu si në vitin 2019, ai kandidoi pa kundërshtarë për postin kryesor të UEFA-s, gjë që e bën automatikisht edhe zëvendëspresident në organin qeverisës botëror FIFA. “Është një nder i madh, por edhe një përgjegjësi e madhe”, deklaroi Ceferin. atsh