Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEMjete për kërkim-shpëtim në raste tërmetesh në 3 bashki

Mjete për kërkim-shpëtim në raste tërmetesh në 3 bashki

Bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Fierit janë pajisur me 3 kontejnerë me të gjitha pajisjet dhe mjetet për kërkim-shpëtim në raste tërmetesh në zonat urbane. Kontejnerët kanë të gjitha mjetet dhe pajisjet më të fundit dhe të cilësisë më të lartë për operacionet e kërkim-shpëtimit gjatë tërmeteve. Përveç këtyre pajisjeve, UNDP organizoi një trajnim për zjarrfikësit e bashkive përkatëse për t’u siguruar që ata të jenë të aftë për njohjen, përdorimin dhe mirëmbajtjen e sigurt të pajisjeve. Vënia në dispozicion e këtyre mjeteve dhe pajisjeve moderne do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet logjistike dhe operacionale të zjarrfikësve për përballimin e fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga njeriu, duke bërë një ndryshim të madh në sigurinë e jetës së banorëve të Durrësit, Lezhës dhe Fierit. Dhurimi i këtyre pajisjeve është pjesë e projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit”, i cili financohet nga qeveria e Polonisë dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments