Presidentja Osmani- Sadriu, ka thënë se beson që drejtësia do të triumfojë në procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për gazetën austriake “die Presse”. atsh