Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron në Kinë për konfliktin ruso-ukrainas

Macron në Kinë për konfliktin ruso-ukrainas

Presidenti francez, Emmanuel Macron fillon vizitën e tij shtetërore treditore në Kinë, me luftën e Rusisë në Ukrainë si temë kryesore, deklaroi Pallati Elysee. ”Udhëtimi zhvillohet në një kohë tensioni të lartë ndërkombëtar”, sipas një deklarate nga Parisi. ”Duke pasur parasysh afërsinë mes Kinës dhe Rusisë, është e qartë se Kina është një nga vendet e pakta në botë, nëse jo i vetmi, që mund të ketë një efekt revolucionar në këtë konflikt”, theksoi zyra e Macron. Macron fillimisht do të takohet me komunitetin lokal francez për të diskutuar marrëdhëniet kulturore me Kinën. Bisedimet me kreun e shtetit kinez dhe liderin e partisë Xi Jinping janë planifikuar për të enjten, përfshirë një format trepalësh edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në këtë udhëtim, Macron dëshiron të rivendosë lidhjet me Kinën dhe të rindërtojë marrëdhëniet pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments