Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIGati 50 % e ndërmarrjeve të huaja në vend, nga Italia dhe...

Gati 50 % e ndërmarrjeve të huaja në vend, nga Italia dhe Greqia

Gati gjysma e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë i përkasin dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë. Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave, në vitin 2021, ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3.7 % të ndërmarrjeve aktive. Referuar të dhënave, ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Evropian zënë mesatarisht 57.6 % të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 9.9 % të këtyre ndërmarrjeve Nga 5 250 ndërmarrje të huaja që operuan në vendin tonë në vitin 2021 2 087 ndërmarrje ishin me pornarë Italianë dhe 224 ishin me pronarë grekë. Ndërkohë 136 ndërmarrje ishin me pronarë gjermanë. Në vitin 2021, nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta italiane mbulojnë 47.7 % të punësimit dhe 21.5 % të shitjeve neto, INSTAT bën të ditur se ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës. Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga shtetet e Bashkimit Evropian janë mbizotëruese në aktivitetet shërbime të tjera (23.7 %), tregti (12.8 %) dhe industri (9.4%). Në vitin 2021, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 18.3 % të punësimit gjithsej dhe 19.8 % të shitjeve neto. Gjatë vitit 2021, ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 83.8 % të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërsa ndërmarrjet me 250 e më shumë të punësuar mbulojnë 1.4 %. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments