Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAWhatsApp: Së shpejti bisedat e fshehura me gjurmë gishtash

WhatsApp: Së shpejti bisedat e fshehura me gjurmë gishtash

Aplikacioni WhatsApp, në pronësi të Mark Zukenberg po punon për të prezantuar një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të rrisin privatësinë e bisedave të tyre. Siç parashikohej nga faqja WabetaInfo, klienti i mesazheve Meta-Facebook së shpejti mund të lançojë opsionin e ‘kyçjes së bisedës’. Me këtë, përdoruesit do të kenë mundësinë të kyçin një bisedë të vetme, e cila mund të lexohet vetëm me hyrjen me gjurmë gishtash. “Për të mbrojtur privatësinë tuaj, një bisedë e kyçur nuk mund të hapet pa gjurmë gishtash ose kod kalimi. Gjithashtu, nëse dikush përpiqet të hyjë në telefonin tuaj dhe nuk arrin të sigurojë vërtetimin e nevojshëm, do t’i kërkohet të pastrojë bisedën për ta hapur atë”, shpjegojnë nga kompania. WhatsApp do të fshehë bisedat e zgjedhura nga përdoruesi, duke i bërë ato të palexueshme për sytë kureshtarë. Deri më sot, tashmë është e mundur të bllokohet i gjithë aplikacioni me një kod personal ose gjurmë gishtash, por metoda e identifikuar nga WabetaInfo prezanton një nivel shtesë mbrojtjeje të aplikuar për bisedat e zgjedhura. Funksioni mund të aktivizohet drejtpërdrejt nga menyja e informacionit të bisedës, si me kontaktet individuale ashtu edhe ato në grup. Të gjitha bisedat e etiketuara si ‘të fshehura’ do të jenë të dukshme vetëm duke hyrë në këtë faqe specifike dhe do të hiqen nga lista e historikut që shfaqet kur hapet klienti. Megjithatë, teknikët e WabetaInfo raportojnë se fotot dhe videot në bisedat e bllokuara nuk do të ruhen automatikisht në galerinë e smartfonëve, siç është rasti për bisedat tradicionale. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments