Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Mbrojtja: Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në

​Mbrojtja: Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në

Në Dhomat e Specializuar sot ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, me deklaratat hyrëse të ekipit mbrojtës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe u shpreh Thaçi nuk kishte motiv të merrte pjesë në krime që pretendon ZPS-ja. Madje, mbrojtja u shpreh se Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Ai mohoi pretendimet e ZPS-së se kishte një strukturë funksionale komanduese me kontroll efektiv. Sipas tij, Thaçi rrëzon pretendimet e ZPS-së se janë kryer krime si pjesë e një politike të planifikuar nga udhëheqja e UÇK-së. “ZPS dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë funksionale komanduese me kontroll efektiv. Të nderuar gjykatës iu parashtroj se kjo është shumë larg së vërtetës… Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime, si një prej udhëheqësve politikë të UÇK-së, Hashim Thaçi e dinte se suksesi i lëvizjes çlirimtare të Kosovës varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga SHBA-të… Shumë herët në fillimet e këtyre zhvillimeve të viteve ‘98 SHBA-ja i ofroi mbështetje UÇK-së sipas disa kushteve asnjë sulm kundër civilëve asnjë mbështetje nga grupet fundamentaliste islamike e të tjera, asnjë financim nga trafikimi i lëndëve narkotike të paligjshme dhe asnjë veprim jashtë territorit të Kosovës… Kishte motivin për të mos u angazhuar në ndërmarrjen kriminale të përbashkët të përshkruar në aktakuzë në mënyrë që të mos rrezikonte mbështetjen nga SHBA. Krimet, janë kryer krime por jo të motivuara me …. e përshkruar në aktakuzë. Presidenti Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa individë shqiptarë, gjatë por edhe pas konfliktit e ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së me 17 dhjetor të vitit 2018, por ai e kundërshton dhe rrëzon pretendimin e ZPS-së se janë kryer krime si pjesë e një politike të planifikuar nga udhëheqësia e UÇK-së. Ai gjithashtu rrëzon pretendimet e ZPS-së se janë kryer krime në mënyrë të përhapur apo sistematike sipas shkallës dhe shpërndarjes që pretendon ZPS-ja”, u shpreh ai. Sipas mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi, ZPS-ja për 4 orë nuk arritën të bënin kontekstin. Kehoe u shpreh se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalonte apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës. “Ajo çka nuk arritët të bëni gjatë 4 orëve është konteksti, lufta çfarë bënë lufta sa i takon komandës dhe kontrollit dhe komandimit dhe kontrollit efektiv. Përfaqësuesit e ZPS-së se kolaboracionistët konsideroheshin si një rrezik ekzistencial, jo i vetmi rrezik ekzistencial në vitet 98’, 90’ ishte ushtria jugosllave dhe policia jugosllave në bashkëpunim me forcat para ushtarake. Ata nuk përmenden komandimin dhe kontrollimin në funksion në nivel lokal në bazë ata nuk përmendën përbërësin thelbësor të komandimit dhe kontrollimit që do të thotë se komandanti i përgjithshëm i UÇK-së i cili u zëvendësua gjatë konferencës së Rambujesë ndërkohë që presidenti Thaçi dhe z. Krasniqi dhe Azem Syla ndodheshin në Paris. Komandatët lokalë ndryshuan komandatin e përgjithshëm të UÇK-së pa asnjë mendim të marrë nga presidenti Thaçi, Azem Syla që ishte asokohe komandant i përgjithshëm apo askush tjetër që ndodhej në Rambuje… 09’\51\14 Ata nuk folën as për kontekstin e luftës, një luftë e cila filloi në mënyrë mizore në verën e viti ‘98 dhe vijonte në shtator ‘98 dhe çfarë bëri kjo luftë dhe ofensive e strukturës komanduese të UÇK-së kjo ofensivë shkatërrimtare e ushtrisë jugosllave dhe policisë ushtarake unë po përdorë fjalët e një dëshmitari të vetë ZPS-së ‘na shkatërroi brigadën’ njerëzit u shpërndan dhe shkuan në vende tjera”, tha ai. Në deklaratën hyrëse mbrojtja e Thaçit numëroi edhe disa nga masakrat e mëdha që ushtria serbe kreu ndaj popullatës në Kosovës. Keohe përmendi masakrën ndaj familjes Jashari, atë në Reçak, Krushë të Madhe, Meje, Izbicë. E mbrojtja transmetoi edhe disa video incizime nga masakra e Reçakut. “Kjo është periudha shkurt – mars ‘98 kemi më 5 mars 98 janë vrasjet në kompleksin e familjes Jashari, 59 të vdekur ndër to gra dhe fëmijë, 23 prill 98 Deçan 20 shqiptar të vdekur pastaj në pranverën dhe verën e vitit 98 300 fshatra u batërdisën me 250 mijë njerëz të përzënë nga shtëpitë e tyre sulme këto që u bënë në bazë të operacioneve ushtarake kundër UÇK-së nga ushtria jugosllave dhe ushtria e serbëve… 15 janar 1999, Reçak, 45 shqiptar të vrarë, 25-27 mars të vitit ‘99 Krusha e Madhe 221 të vrarë, 28 mars i vitit 1999 – Izbicë, diku nga 146-166 shqiptarë të vrarë, Rrezall 41 shqiptarë të vrarë, më 5 prill – 27 prill 1999 në Meje 300 shqiptarë të vrarë”, u shpreh ai. Avokati mbrojtës i ish-presidentit Thaçi po ashtu në deklaratën e tij hyrëse u shpreh se Hashim Thaçi nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Keohe u shpreh se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalonte apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës. Madje, u përmend edhe rasti i shkarkimit të Azem Sylës nga posti i komandantit të përgjithshëm derisa po qëndronin në Rambuje, ndonëse nuk ishte marr mendimi i Thaçit. “Z. Thaçi ishte përzgjedhur si udhëheqës i delegacionit shqiptar, por e vërteta është se zotëri Thaçi i cili aso kohe jetonte në Zvicër nuk kishte kontroll mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave dhe komandantët e zonave kishin aq shumë pushtet sa që ata shkarkuan komandantin e përgjithshëm Azem Sylën ndërkohë që Hashim Thaçi ndodhej në Rambuje, dhe nëse mund të shtoj këtu se jo vetëm Hashim Thaçi ndodhej në Rambuje, edhe Azem Syla ndodhej aty. Pra, për të vënë kontekstin, Hashim Thaçi ndodhet në Rambuje edhe Azem Syla edhe anëtarë të tjerë të UÇK-së, përfshirë edhe z. Krasniqin”, tha ai. Avokati i Hashim Thaçit ka folur për ndikimin që Adem Demaçi e kishte në UÇK. Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe në seancën e djeshme ku nisi gjykimi ndaj tyre u deklaruan të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments