Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUshtria amerikane vret udhëheqësin e lartë të ISIS

Ushtria amerikane vret udhëheqësin e lartë të ISIS

Ushtria amerikane deklaroi se kishte vrarë një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik në Siri, i cili ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë. ”Khalid Aydd Ahmad al-Jaburi u vra në një sulm të njëanshëm në veriperëndim të Sirisë”, tha në një deklaratë qendra komanduese ushtarake amerikane, CENTCOM. ”Ai ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve të Shtetit Islamik në Evropë dhe zhvillimin e udhëheqjes së rrjetit të Shtetit Islamik”, tha ushtria. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili ka monitoruar dhunën në Siri që nga fillimi i kryengritjes së frymëzuar nga Pranvera Arabe në vitin 2011, tha se al-Jaburi mbërriti në një zonë në veri të Idlibit 10 ditë më parë. ”Udhëheqësi u vra dje pasi u qëllua pranë shtëpisë së tij teksa po ecte dhe po bënte një telefonatë”, tha mbikëqyrësi. Ai shtoi se ishte në shënjestër të një droni dhe një shpërthim u dëgjua në rrugën Kftin-Kalli në fshatin verior të Idlibit. “Shteti Islamik vazhdon të përbëjë një kërcënim për rajonin dhe më gjerë”, theksoi komandanti i CENTCOM, gjenerali Michael Kurilla. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments