Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë, 4 Prill 2023

Shqipëria Moti-E Martë, 4 Prill 2023

Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij pritet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta. POR gjatë orëve të parë të ditës do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave të cilat do gjenerojnë reshje të pakta kryesisht në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë më të dukshme. Në zonat malore do të vijojnë të jenë prezente reshjet e pakta të dëborës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments