Prej vitesh tashmë, Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë po monitoron nëpërmjet kamerave kurth prezencën e species në shpellat e parkut detar Sazan-Karaburun, ku si rezultat është dokumentuar prezenca e 2 individëve të Fokës së Mesdheut. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau sot në rrjetet sociale pamje të reja ekskluzive të species më karizmatike të Parkut Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan”, Foka e Mesdheut (Monachus monachus). Popullata botërore e kësaj specie përbëhet prej rreth 800 individë dhe vlerësohet si e rrezikuar (EN) sipas IUCN. Për shkak të rëndësisë, Foka e Mesdheut është pjesë e konventave të rëndësishme, si ajo e Barcelonës, Bernës, Bonit, CITES, pjesë e Direktivës së Habitateve, si edhe Listës së Kuqe të Shqipërisë. Prania në PKD Karaburun-Sazan është vlerë e shtuar për biodiversitetin e zonës dhe të Shqipërisë, ndaj ruajtja e species dhe habitatit të saj është e një rëndësie të veçantë. Foka e Mesdheut, apo siç njihet latinisht: “Monachus monachus” është një lloj foke që i takon familjes “Phocidae”. Në vitin 2016, është llogaritur të ketë më pak se 700 individë të gjallë të këtij lloji, të vendosur në tre apo katër nënpopullata të izolura në Detin Mesdhe (posaçërisht në Detin Egje), arkipelagun e Maderias dhe në arkipelagun Ras Nouadhibou në verilindje të Oqeanit Atlantik. Besohet të jetë lloji më i rrallë i fokave në botë dhe tashmë kjo lloj foke ka vizituar edhe vendin tonë. atsh
Foka mesdhetare,ne parkun Sazan-Karaburun
RELATED ARTICLES