Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolonia nis negociatat me SHBA për raketat “Hellfire”

Polonia nis negociatat me SHBA për raketat “Hellfire”

Polonia ka nisur negociatat me SHBA-në për blerjen e 800 raketave “Hellfire”, njoftoi sot ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Më 16 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit autorizoi shitjen e versionit më të fundit të raketave “Hellfire” për Poloninë me një kosto të vlerësuar prej 150 milionë USD, dhe njoftoi Kongresin Amerikan për miratimin e tij. “Paketa, me kërkesë të Polonisë, përmban tetëqind raketa “AGM-114R2 Hellfire” dhe katër raketa stërvitore, si dhe asistencë teknike përkatëse”, njoftoi Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Pentagonit (DSCA). AGM-114R2 është një nga variantet më të reja të raketave antitank precize “Hellfire” të drejtuara me lazer. Ato përdoren nga helikopterët “AH-64 Apache” dhe dronët “MQ-9 Reaper”. Polonia porositi të dyja këto sisteme. “Kongresi i SHBA-së ka rënë dakord për blerjen e 800 raketave “Hellfire” nga Polonia, të cilat do të vendosen në helikopterët mbështetës polakë “AW149” dhe “Apache”, tha Blaszczak në Twitter. “Ne kemi nisur negociatat për çmimin”, shtoi ai. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments