Armët taktike bërthamore ruse, të paralajmëruara më parë për vendosje në Bjellorusi, do të vendosen në kufirin me Poloninë, deklaroi ambasadori i Moskës në Minsk, Boris Gryzlov. ”Deri më 1 korrik, bunkerët e nevojshëm për të ruajtur armët duhet të jenë gati. Kjo do të ndodhë pavarësisht zhurmës në Evropë dhe SHBA”, deklaroi Gryzlov, ish-ministër i brendshëm rus dhe kryetar i Dhomës së Ulët të parlamentit rus, Duma, sipas agjencisë së lajmeve Belta. ”Më në fund njerëzit po i kushtojnë vëmendje se duhet të ketë njëfarë barazie. Nëse flasim për vendosjen e armëve bërthamore amerikane në Evropë, atëherë duhet të marrim masa që do të rrisin sigurinë e shtetit tonë të bashkuar Bjellorusisë dhe Rusisë”, shtoi ai. ATSH
Rusia,armë bërthamore në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë
RELATED ARTICLES