Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISenegali raporton shpërthim të gripit të shpendëve H5N1

Senegali raporton shpërthim të gripit të shpendëve H5N1

Ministria e Blegtorisë e Senegalit ka raportuar një shpërthim të gripit të shpendëve shumë patogjenik H5N1 në një fermë pulash në fshatin Potou pranë qytetit veriperëndimor Louga. Sëmundja ka vrarë 500 zogj në fermën në Potou, ndërsa rreth 1.229 ngordhje të shpendëve janë regjistruar deri më tani në Langue de Barbarie Park dhe zonat përreth, tha ministria të premten. “Ka shumë të ngjarë që virusi të jetë përhapur nga zogjtë migrues”, shtoi ajo. Gripi i shpendëve shumë patogjenik i tipit A H5N1 “u zbulua për herë të parë më 8 mars nga mostrat e marra nga zogjtë shtegtarë … rreth Liqenit Rozë dhe Ishullit Yoff pranë kryeqytetit Dakar”, tha më tej ministria, duke vënë në dukje se në Liqenin Rozë janë regjistruar 323 ngordhje zogjsh, ndërsa në Ishullin Yoff 213. Gripi i shpendëve është përhapur në mbarë botën gjatë vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 200 milionë zogj, sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Epidemitë mund të ndikojnë shumë në industrinë e shpendëve, shëndetin e shpendëve të egër dhe jetesën e fermerëve, si dhe në tregtinë ndërkombëtare. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments