Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPolicia sulmohet me mjet shpërthyes në veri

Policia sulmohet me mjet shpërthyes në veri

Zyrtarë të Policisë së Kosovës u sulmuan me mjet shpërthyes gjatë natës në Mitrovicë të Veriut. Siç informoi Policia, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok-bombë. “Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.”, u bë e ditur në komunikatë. Lidhur me rastin, u njoftua edhe Prokurori i shtetit, i cili urdhëroi inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’. Hetimet intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces. “Policia e Kosovës pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.”, u bë e ditur tutje nga Policia. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments