Mijëra qytetarë nga të gjitha rajonet e vendit po marrin pjesë në marshin solidarizues që po mbahet në Prishtinë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë popullo”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët po bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin. Marshi për drejtësi mblodhi bashkë gjithë skemën politike, shoqërinë civile, personalite të ndryshme e bashkësi fetare. Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. atsh
Marshim për Drejtësi në Prishtinë në mbështetje të luftës së UÇK-së
RELATED ARTICLES