Migrantët përbënin një të dhjetën e popullsisë së Francës që nga viti 2021, sipas autoritetit kombëtar të statistikave INSEE. “Mbi një e treta e 7 milionë migrantëve në Francë ose 36%, kishin fituar shtetësinë franceze”, tha autoriteti. “Gati gjysma e migrantëve në vend, 47,5% kanë lindur në Afrikë, ndërsa 33,1% kanë lindur në Evropë dhe 13,6% në Azi”, tha autoriteti. Vendet kryesore të origjinës ishin Algjeria (12.7%), Maroku (12%), Portugalia (8,6%), Tunizia (4,5%), Italia (4,1%), Turqia (3,6%) dhe Spanja (3,5%). Mesatarisht, një francez emigron për çdo katër persona që migrojnë në Francë. Shumica e emigrantëve janë njerëz që largohen pas përfundimit të studimeve. Franca, aktualisht po përpiqet të miratojë një projektligj të ri për migracionin, i cili do të lehtësonte dëbimin e të huajve të padëshiruar, veçanërisht kur kryhet një krim, si dhe do të ndihmonte procesin e rregullimit për migrantët pa dokumente që punojnë në sektorë ku ka mungesë të fuqisë punëtore. Projektligji është kritikuar nga të gjitha kampet politike. E djathta, e cila dëshiron që numrat e migracionit të ulen, e konsideroi masën të dobët. Ndërsa e majta tha se projektligji ishte shumë i rreptë. atsh
PARIS: Migrantët përbëjnë një të dhjetën e popullsisë franceze
RELATED ARTICLES