Deri në orët e mesditës pothuajse e gjithë Kosova parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve, KU vranësira të pakta do të ketë në zonat Veriore të vendit. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës parashikohet që i gjithë territori të ketë kalime të pakta vranësirash, KU pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. POR nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje në këto zona të Kosovës. Territori i MV edhe gjatë ditës së enjte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, KU më të dukshme kthejllimet do të jenë në pjesën e parë të ditës dhe në zonat perëndimore të MV. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë Maqedonin, KU më të theksuara do të jenë në zonat Lindore. Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e ciklonit të Islandës, duke bërë që të kenë vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu PARAQITEN Britania e Madhe dhe pothuasje e gjithë Qëndra e kontinentit. Ndërsa Europa Jugore parashikohet të jetë në pjesën më të madhe nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit Europian.
Rajoni,Europa Moti-E Enjte, 30 Mars 2023
RELATED ARTICLES