Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREProtestë për mungesën e korsive të biçikletave

Protestë për mungesën e korsive të biçikletave

Dhjetëra qytetarë u mblodhën dje përpara Palazzo Civico, selia e bashkisë së qytetit të Torinos, me thirrjen “Nuk mund të vdesësh në rrugë”, për të protestuar kundër vdekjes së një 46-vjeçari, i cili u përplas dhe u vra të hënën e kaluar ndërsa udhëtonte me biçikletë në sheshin “Dante di Nanni”, në Torino, sipas “La Stampa”. Protestuesit sollën mjetet e tyre me dy rrota. Njëra ishte e lyer me ngjyrë të bardhë dhe mbante një buqetë me lule, në kujtim të viktimës. “Torino nuk është një qytet i sigurt”, thanë ata. “Ne kemi nevojë për korsi biçikletash, shkolla pranë të cilave nuk lejohet qarkullimi i makinave dhe një kufi shpejtësie prej 30 kilometrash në orë për automjetet”, thanë protestuesit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments