Bashkimi Evropian mbështet Shqipërinë në fushën e Mbrojtjes Civile duke sjellë një aset të teknologjisë për dedektimin në kohë të zjarreve për bashkinë e Vlorës. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e cila thekson se kamera e teknologjisë “IQ Firewatch” vjen si risi në vendin tonë. Kamera e gjenatës së teknologjisë “IQ Firewatch”, identifikon në kohë zjarret në një rreze minimale prej 15 km, max 50 km (në varësi të motit) dhe njofton nëpërmjet sistemit të lidhur direkt me stacionin e MZSh Vlorë, për një monitorim në kohë reale dhe aktivizim sa më të shpejt të strukturave të reagimit. Kjo iniciativë financohet nga Bashkimi Europian, përmes projektit “TobeReady” CBC Italia🇮-Albania-Montenegro në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. atsh
Kamera,për dedektimin në kohë të zjarreve në Vlorë
RELATED ARTICLES