Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAZbatimi i Koventës së Stambollit ngec për mos harmonizim të legjislacionit

Zbatimi i Koventës së Stambollit ngec për mos harmonizim të legjislacionit

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë ka publikuar sot projektin që ka për qëllim përafrimin e ligjeve dhe politikave të Kosovës me Konventën e Stambollit. Ndonëse Kosova ka ratifikuar në Kuvend këtë konventë dhe të njëjtën e ka inkorporuar në Kushtetutën e vendit, raportet tregojnë se standardet që burojnë nga kjo Konvente shkelen shpesh – madje edhe në aktgjykimet e gjykatave. Ani pse nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, Kosova e ka miratuar konventën e saj, që e bën obliguese në parandalimin e dhunës kundër grave, dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave. Prej vitit 2020 kur Kosova e ka ratifikuar Konventën e Stambollit në Kuvend, zbatimi i saj ka qenë i vështirë. Raportet tregojnë se standardet që burojnë nga kjo Konvente shkelën shpesh. Madje edhe në aktgjykimet e gjykatave. “Harmonizimi i legjislacionit është një prej sfidave faktikisht më të mëdha që do të kenë institucionet tona për zbatimin që duhet të bëhet nga ana e gjyqësorit, e prokurorisë, policisë e institucioneve tjera”, ka theksuar Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore. Për ta shtyrë përpara zbatimin e kësaj Konvente, shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, lansoi projektin që ka për qëllim përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit. “Shifrat sa i përket dhunës në familje, paraqesin vetëm një pikë të majes së Icebergut. Unë jam dëshmitar i përkushtimit të institucioneve të Kosovës për zbatimin e kësaj Konvente”, ka thënë Frank Power, shef i zyrë së KE-së në Prishtinë. I pari i ekzekutivit tha se qeveria ka marrë obligimet që i takojnë dhe do të punojë që asnjë grua të mos jetojë me frikën e dhunës. “Në do të punojmë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, sepse nuk mund të kemi barazi në shoqëri pa pas barazi gjinore”, u shpreh kryeministri Albin Kurti. Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë, por edhe policisë të mos i neglizhojnë rastet e dhunës në familje. Konventa e Stambollit, pas miratimit në Kuvend, është inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, dy vite më parë. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments