Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë javën e ardhshme në nivel të kryenegociatorëve, në Bruksel. Ai ka thënë se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar nga ndërmjetësuesi i BE-së për të çuar përpara gjithçka, për të cilat palët janë pajtuar në Ohër. “Dua të them që dialogu vazhdon, dialogu si i tillë vazhdon dhe do të ketë takime të tjera të nivelit të lartë. Por, përsëri, ne i shpallim ato të përshtatshme në këtë fazë, dhe mund të ndaj me ju se javën e ardhshme do të jetë në Bruksel takimi i kryenegociatorëve të të dyja palëve, të cilët u ftuan nga ndërmjetësuesi i BE-së të vijnë në Bruksel për të çuar përpara gjithçka që u ra dakord në Ohër dhe të fillojë të bëjë hapat e parë drejt zbatimit”, tha ai. Ai ka thënë se janë të kënaqur të shohin se dialogu Kosovë-Serbi po bëhet i njohur në rajon. Stano ka theksuar se po punojnë në drejtimin që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë në zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së arritur në Ohër. “Kemi kënaqësinë të shohim se dialogu po bëhet i njohur në rajon dhe gjithnjë e më shumë vende po ofrojnë mundësinë për të qenë nikoqir të tij. Por, le të vazhdojmë hap pas hapi, dua të them se dialogu është i bazuar në Bruksel dhe ne arritëm një hap shumë të rëndësishëm në Ohër, me marrëveshjen mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, ku u pajtuan edhe me marrëveshjen edhe me aneksin. Pra, tani puna është në zbatim. Çfarë është bërë? Unë mendoj se ishte një fushë shumë e hapur për të ndjekur atë që po vijonte. Aty ishte FAC, i cili po informonte ministrat e jashtëm, partnerët e BE-së. Ishte Këshilli Evropian, ku liderët e BE-së i miratuan këto dhe përsëritën dhe theksuan se të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e shpejtë në mirëbesim të angazhimeve të marra. Pra, kjo është ajo për të cilën ne po punojmë. Ne filluam nga ana jonë, punën institucionale për të funksionalizuar, hapat e parë, do të thotë fillimi i përshtatjes së qëndrimit të përbashkët të BE-së kur është fjala për kapitullin 35, dhe hapat përkatës edhe nga ana e Kosovës”, është shprehur Stano. Kryenegociator i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi është Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë, Petar Petkoviq. Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb. atsh
Dialogu:Javën e ardhshme takimi i kryenegociatorëve
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on