Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISegmentet rrugore që do të monitohen me kamera e radarë

Segmentet rrugore që do të monitohen me kamera e radarë

Shqipëria po bëhet gati të aplikojë një sistem inteligjent të monitorimit të trafikut rrugor. Sistemi parashikon vendosjen e kamerave dhe sensorëve të teknologjisë së fundit dhe të një serë pajisjes të tjera teknologjike, në akset më të frekuentuara të vendit, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Elbasanin, Fierin, Vlorën etj. Zbatimi i kësaj strategjie ndihmon që korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë të bëhen pjesë e një sistemi të sigurt, të integruar dhe multimodal të transportit ndërevropian. Në fazën e parë të projektit parashikohet që 14 segmente rrugore prej 200 km të monitorohen me kamera e radarë, duke shmangur prezencën e efektivëve të policisë në rrugë. Më herët ARRSH njoftoi kontratën për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut. Qendra do të përpunojë të dhënat në kohë reale. Akset rrugore që do të monitorohen përmes radarëve dhe kamerave në këtë fazë janë: – Autostrada Tiranë-Durrës një segment prej 32 kilometra që nis nga “Sheshi Shqiponja” dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit. – Tiranë-Elbasan duke filluar nga TEG-u dhe përfundon në Bradashesh, një segment ky prej 26.4 kilometrash. – Durrës-Plazhi i Unazës segment ky prej 5.9 kilometrash që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa. – Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës, një segment prej 9.81 kilometrash që nis nga zona e njohur si Plepat dhe përfundon në pjesën veriore të Kavajës. – Unaza e Kavajës, një segment prej 7.89 kilometrash, që nis nga pjesa veriore e Kavajës dhe përfundon në pjesën jugore të Kavajës. – Kavajë-Rrogozhinë një segment prej 13.9 kilometrash, që nis në Rrogozhinë dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës, pjesë e Korridorit 8. – Unaza e Lushnjës, një segment prej 4.62 kilometrash, që nis nga pjesa veriore e Lushnjës dhe vazhdon në pjesën jugore. – Lushnjë-Fier, pjesë autostrade prej 20 kilometrash, që nis nga pjesa jugore e Lushnjës dhe përfundon në Mbrostar. – Unaza e Fierit, një segment prej 21.5 kilometrash, që nis nga Mbrostari dhe përfundon në Levan. – Fier-Vlorë, pjesë autostrade prej 24 kilometrash, që nis në Levan dhe përfundon në Transballkanike. – Vorë-Ahmetaq, segment ky prej 6.52 kilometrash, që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq. – Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq, segment ky prej 9.59 kilometrash, që nis nga Qaf Kashari- Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq. Këtu përfshihen edhe kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments