Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBT: Ulet me 3 lekë çmimi i naftës

BT: Ulet me 3 lekë çmimi i naftës

Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi uljen me 3 lekë të çmimit me pakicë së tregtimit të naftës. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 184 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 90 lekë/litër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 28 mars, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. “Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij, lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, sqaron MFE. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments