Një Australian ka zbuluar një gur me peshë 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 160 mijë dollarë. Personi, i cili ka preferuar të mbetet anonim, e gjeti gurin në fushat e arit të Viktorias, të kanë qenë zemra e nxjerrjes së arit të Australisë në vitet 1800. Eksperti Darren Kamp, i cili vlerësoi dhe bleu ekzemplarin, tha se guri është më i madhi që ai ka parë në karrierën e tij 43-vjeçare. “Thjesht u trondita… Është një gjetje që ndodh një herë në jetë”, u shpreh ai për BBC. Kamp nuk e kishte pritur kurrë një gjë të tillë, deri kur kur një burrë u shfaq në zyrën e tij në në Geelong me një çantë shpine, rreth një orë në jug-perëndim të Melburnit. “Normalisht njerëzit vijnë me flori fals ose gurë që duken si ar. Por ai erdhi dhe më pyeti; A mendon se bën 10 mijë dollarë australianë? E pashë dhe i thashë; Kjo mund të bëjë 100 mijë dollarë australianë”, shprehet Kamp. Kamp tregon se personi që kishte zbuluar arin i ishte shprehur se ai mezi pret t’i shpenzojë të ardhurat me familjen e tij; “Gruaja do të jetë e lumtur”. Zbulimet si kjo janë të rralla, ndërsa Australia vlerësohet të ketë rezervat më të mëdha të arit në botë dhe shumë nga copëzat më të mëdha në botë u gjetën në Australi. RTSH
Guri me vlerë 160 mijë dollarë
RELATED ARTICLES