Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIMonitorim i cilësisë së ujit në lumin Seman

Monitorim i cilësisë së ujit në lumin Seman

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njoftoi sot se është realizuar monitorimi i cilësisë së ujit në Lumin Seman, në dy stacione monitorimi të cilat përfshijnë edhe hapësirën e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Monitorimi i cilësisë së ujit kryhet për të identifikuar në kohë, nëse dhe pse po ndodhin ndryshime në cilësinë e ujit dhe ekosistemeve të lidhura me të. Programi i monitorimit realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qëndrueshmërisë Financiare të Sistemit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri,” i cili zbatohet nga PNUD në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta përbën një ekosistem të rëndësishëm për mbrojtjen e ruajtjen e biodiversitetit natyror në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments