Kombëtarja kuqezi e ka nisur me humbje ndeshjen e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024. Kuqezinjtë janë mposhtur nga Polonia në Varshavë me rezultat 1-0 në kuadër të grupit E. Të përzgjedhurit e Silvinjos treguan një paraqitje mjaftë të mirë në fushë duke mos qenë aspak inferior ndaj vendasve, por goli i minutës 41’ i realizuar nga Swiderski erdhi nga një lëshim në mbrojtjen shqiptare. Në pjesën e dytë, kombëtarja shqiptare pati disa raste për ta barazuar rezultatin duke tentuar përmes Asllani e Ozunit, por nuk ia arritën qëllimit. Pra në grupin E, Shqipëria mbetet e fundit pa pikë, ndërsa Polonia ngjitet në vendin e dytë me tri pikë. Sfida e radhës e kuqezinjve do të jetë ajo kundër Moldavisë më 17 prill në “Air Albania”. atsh