Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni Europa Moti-E Martë, 28 Mars 2023

Rajoni Europa Moti-E Martë, 28 Mars 2023

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, KU pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore. Ndërsa mesdita dhe pasditja do ti theksojnë kthjellimet në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës. POR orët e mbrëmjes do të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin. Orët e para të mëngjesit do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e MV, KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. POR duke filluar nga mesdita dhe në vijim në MV parashikohet të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Pjesërisht Qëndra e Rajonit të Ballkanit dhe Brigjet e Egjeut PARAQITEN në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë herë pas here reshje shiu. Gjithashtu MBETET nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëborës Lindja e kontinentit. Ndërsa gadishulli Skandinav dhe një pjesë e mirë e Europës Perëndimore pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Kthjellimet do të jenë më prezente në gadishulli Iberik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments