Të paktën 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që goditëm shtetin amerikan të Misisipit gjatë natës që lamë pas. Shumë persona mendohet të kenë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Dukuritë shkaktuan shkatërrim në disa qyteza rurale, ku pemët dhe linjat e energjisë elektrike u shkulën nga fuqia e erërave dhe dhjetëra mijëra persona raportohen të kenë ngelur pa energji elektrike. Disa shtete të tjera jugore janë përfshirë nga stuhitë e fuqishme. Në Misisipi u raportua për reshje të dendura të shiut dhe breshër. Guvernatori i shtetit u shpreh në twitter se ekipet e kërkim shpëtimit po i japin ndihmë mjekësore të prekurve. RTSH
Misisipi goditet nga tornadot
RELATED ARTICLES