Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të heqë orën policore, që ndalonte qarkullimin e njerëzve pas orës 23:00 , për shkak se situata epidemiologjike paraqitet më e qetë. Por mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit, ose testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në Shqipëri. Ekspertët e shëndetësisë kanë lënë gjithashtu kufizimin për grumbullimet. Në një aktivitet kulturor, sportiv apo konferencë numri i pjesëmarrësve duhet të jetë sa 30% i kapacitetit të mjedisit ku zhvillohet . Ndërkohë që në mjediset e mbyllura dhe aty ku nuk respektohet distanca maskat vijojnë të jenë të detyrueshme.