ALPEX shënon një standard të ri të operimit në sektorin e energjisë, i cili do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike si dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve ndërkufitare si dhe pritet që çmimi i energjisë elektrike do të ulet për qytetarët. Përveç të tjerash, ALPEX do të inkurajojë investime të reja në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe shfrytëzimin më efikas të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet. atsh