Vendet perëndimore do të duhet të mbështesin Ukrainën për një kohë të gjatë në mes të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ‘’Presidenti rus Vladimir Putin nuk po planifikon paqen, ai po planifikon më shumë luftë”, theksoi Stoltenberg. Stoltenberg shtoi se ‘’Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak” dhe ”po i kthehet regjimeve autoritare në një përpjekje për të marrë më shumë armë’’. Për rrjedhojë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore duhej të ishin gati për të mbështetur Ukrainën me armë, municion dhe pjesë këmbimi për një kohë të gjatë. ‘’Kjo është një luftë e keqe dhe ka të bëjë me kapacitetin industrial për ta mbështetur atë”, shtoi ai. atsh