Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën valutat u nënçmuan në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, duke thelluar humbjen për të dytën ditë me radhë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.76 lekë dhe këmbehet me 106.21 lekë, ndërsa euroja këmbehet me 114.16 lekë ose 0.24 lekë më pak. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.41 lekë, duke prekur nivelin 130.11 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 114.73 lekë, ose 0.56 lekë më pak se një ditë më parë. atsh